Kryesore

Rama: Rryshfetin dhe abuzimin nga sistemi shëndetësor e zhdukim veç ne


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 21/02/21 |
Opi Nion

Pasditen e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale foto të restaurimit të  Poliklinikës së Vlorës, krahas së cilave shkruan se në sistemin shëndetësor ka ende punë për të bërë.

Më tej, Rama shprehet në postimin e tij se askush, përveç Partisë Socialiste nuk mund ta zhduk korrupsionin nga sistemi i shëndetësisë.

Postimi i plotë

Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit!
Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…

Pas