Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar në Facebook projektin për ndërtimin e moleve në liqenin e Shkodrës.
Sipas tij, ky projekt do të rikthejë lundrimin turistik në liqen.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër projekt të shumëpritur, atë të rillindjes së moleve në Liqenin e Shkodrës, për të rikthyer së shpejti, pas shumë e shumë kohësh, lundrimin turistik në liqen, përmes natyrës së bekuar të Shkodrës – Shirokës – Zogaj dhe Vir Pazarit, falë punës së Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook./Opinion.al