Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Gramoz Ruçin si kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë.
Por, me emërimin e Ruçit në krye të Kuvendit, mbetet bosh posti i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Në këtë detyrë të rëndësishme partiake, Rama emëroi Taulant Ballën si kryetar të grupit parlamentar, i cili deri tani ishte zv.kryetar.