Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha kanë nisur që herët sot replikat në rrjetet sociale.
Pas një shkëmbimi akuzash ditën e djeshme në Twitter, ishte kreu i opozitës që me anë të një statusi në Facebook u shpreh se kryeministri nuk po merr asnjë masë për pandeminë.
Nga ana tjetër Rama është kundërpërgjigjur në Twitter duke e akuzuar kryedemokratin për dezinformim.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!
Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan Rama./Opinion.al