Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, studentët e universiteteve publike në vend vijnë me një mesazh për politikën.
Ata kanë shpalosur një banderolë të madhe para Kryeministrisë, dhe kanë uruar shqiptarët që për vitin 2019 të kenë një kryeministër që e do Shqipërinë.
Mes ironisë ata kanë ‘thumbuar’ kreun e qeverisë, Edi Rama, teksa ky i fundit aktualisht po mban një konferencë për shtyp me gazetarët, të fundit për këtë vit. Rama po rendit arritjet e qeverise në 2018.