Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama refuzon të përgjigjet për luksin”/Çollaku: Kush ia pagoi udhëtimin në Munih

2022/02/02 at 2:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama refuzon të përgjigjet për luksin”/Çollaku: Kush ia pagoi udhëtimin në Munih

Partia Demokratike vijon të hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për udhëtimet e këtij të fundit jashtë Shqipërisë.

Në një deklaratë nga selia blu, deputeti Kreshnik Çollaku pyet kryeministrin Rama se kush ja ka paguar udhëtimin në Munih, dhe nëse ka udhëtuar me charter drejt Suedisë, Skocisë, Britanisë së Madhe, Libanit, Italisë, Egjipt apo Serbisë.

Sipas deputetit të PD, kryeministri Edi Rama refuzon të përgjigjet ndaj akuzave për shpenzimet mbi udhëtimet me çarter.

“Edi Rama përdori sërish të vetmen gjë që ka arritur te qeverisja e tij 8-vjeçare, propagandën për të fshehur të vërtetën për udhëtimet e tij luksoze me charter privat.

Edi Rama refuzoi të japë informacion kush e pagoi qëndrimin e tij në hotelet luksoze të Mynihut ndërsa ai ndodhej atje për të pastruar imazhin e tij të nxirre nga krimi dhe korrupsioni.

Luksi i shfrenuar i kryeministrit të popullit më të varfër të rajonit, dhe që nga keqqeverisja e tij renditet ndër azilkërkuesit më të mëdhenj në botë përshkruhet më së miri nga gazetarja në intervistën e përkthyer dhe shpërndarë nga vetë zyra e kryeministrit citoj “Është e diela e parë pas Vitit të Ri. Një Porsche, tip ”Panamera GTS”, e zezë, përplaset pak në një pirg dëbore në parkingun prapa Bergsteigerdorf Kreuth. …Është Edi Rama, …..kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013, …Ne kemi rënë dakord të bëjmë një xhiro në Wildbad Kreuth-in legjendar, dikur një perlë e familjes mbretërore bavareze Ëittelsbach dhe një llixhë për carët rusë dhe perandoreshat austriake. Sot, investitorët nga Gjermania dhe jashtë vendit vërshojnë me milionat e tyre…

Kryeministri i një populli shumica e të cilit nuk siguron dot në këtë dimër të ftohtë, mjaftueshëm ushqim dhe ngrohje për fëmijët, shkon për një intervistë në Mynih, udhëton me Porsche e qëndron në hotele luksoze. Me paratë e kujt? A janë këto paratë e shqiptarëve?

Edi Rama përdor propagandën bajate për t’u fshehur tek të vërtetën e shqiptarëve për udhëtimet e tij prej sheiku me charter privat.

Në emër të shqiptarëve po e pyesim sot sërish Edi Ramën.

A ke udhëtuar në Malmo të Suedisë me Charter?

A ke udhëtuar drejt Sofjes, me charter?

A ke udhëtuar drejt Ohrit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Bejrutit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Italisë, me charter?

A ke udhëtuar drejt Kajros, me charter?

A ke udhëtuar drejt Beogradit, me charter?

A ke udhëtuar drejt Skocisë dhe Britanisë së Madhe, me charter?

A ke udhëtuar drejt Mynihut, me charter?

Në përpjekje për të fshehur të vërtetat, Kryeministri ka deklaruar se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Por pagesat nga thesari tregojnë se Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.

Pa llogaritur udhëtimet me charter të Edi Ramës gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit ne vitin 2021 14.6 milionë lekë.

Gjithsej 171 milionë lekë qeveria ka shpenzuar vetëm për udhëtime, pa llogaritur kostot e udhëtimeve me charter ku vetëm karburanti për një udhëtim llogaritet në 120 mijë euro.

Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-shprehet deputeti i PD./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Masakroi me thikë 19-vjeçarin grek, arrestohet i riu me origjinë shqiptare

Masakroi me thikë 19-vjeçarin grek, arrestohet i riu me origjinë shqiptare

850 vende të lira pune në administratë, ja cilat janë kushtet për rekrutim

850 vende të lira pune në administratë, ja cilat janë kushtet për rekrutim

LSI: Basha nuk do të ekzistonte pa ne

LSI: Basha nuk do të ekzistonte pa ne

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com