Negociatat ndërmjet Ramës dhe Bashës aktualisht po i zhvillon ambasadori Donald Lu. Siç është bërë e ditur, zyrtari amerikan që vizitoi Tiranën propozoi paketën “McAalister plus” të cilën Basha e ka pranuar, ndërsa Rama ende jo. Në lojë ka hyrë ambasadori amerikan Donal Lu i cili shërben edhe ndërmjetës dhe përçues i situatës tek Ndihmës Zëvendës Sekretari Hoyt Yee që kërkoi marrëveshje nga palët për daljen nga kriza.
Aktualisht ambasadori i SHBA, Donald Lu ndodhet në zyrën e kryeopozitarit Basha.Nuk dihet ende nëse ka një përafrim të minutave të fundit të qendrimit të palëve.
Kujtojmë se Kryeministri Edi Rama ngulmon në mbajtjen e zgjedhjeve më 18 Qershor. Pra kjo është pika e panegociuuar deri më tani.