Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama qytetarëve në Kretë: Përveç PS, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e diasporës

2025/03/29 at 6:08 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama qytetarëve në Kretë: Përveç PS, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e diasporës

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kretë të Greqisë, ku po kërkon votat e qytetarëve të larguar nga vendi në zgjedhjet e 11 majit.


Emigrantëve, gjatë fjalës së tij, iu tha se votën e diasporës e ka dashur vetëm PS dhe asnjë forcë tjetër politike.

 “Të takohesha me shqiptarë që jetojnë këtu, edhe gjetkë, por sidomos këtu, duhet tu përgjigjesha dy pyetjeve kryesore. Njëra e kam marrë përgjigjen, tjetra pret. E para kur do të na jepet edhe ne mundësia që të votojmë si shqiptarë në Shqipëri pa qenë e nevojshme që të marrim rrugët për të hedhur edhe ne votën tonë. Ka qenë përpjekje jo e shkurtër, jo e lehtë sepse përveç nesh, askush tjetër në Tiranë nuk e donte votën e shqiptarëve jashtë atdheut, për një arsye, se e kuptonin shumë mirë se nëse shqiptarët jashtë do të fitonin të drejtën të votonin nga jashtë, atëherë padiskutim që ky do të ishte një tjetër avantazh për ne, për PS, për forcën që sot vazhdon të qeverisë vendin dhe që e ka transformuar Shqipërinë nga një vend që ishte shumë e vështirë t’ja thoshe emrin pa u ndjerë keq para të huajave, në një vend emrin e të cilit sot e respekton çdo i huaj. Por jo vetëm kaq.  Unë besoj se ata në Tiranë e kuptonin që syri juaj, vëzhgimi dhe gjykimi juaj është me një distancë të mjaftueshme dhe bazohet në një eksperiencë të mundimshme pune për të qenë një gjykim shumë objektiv sepse ju ia dini punës dhe sakrificave të punës më shumë se çdo kush tjetër. Ju e dini, që punët duan mund të madh, ju e dini që rritja e ekonomisë së familjes do mund dhe durim të madh, që të arrish të pranohesh nga të tjerët përmes rezultateve të punës do vërtetë kokëfortësi dhe ambicie të madhe dhe në një farë mënyre historia e Shqipërisë së këtyre tre mandateve është shumë e ngjashme me historinë e familjes dhe të shtëpisë tuaj. E ngjashme me historinë e marrëdhënieve tuaja me fqinjët rreth e rrotull. Dikur nuk kishit shtëpi, flinit nëpër fusha, strehoheshit në një kënd, kush iu përdorte si krah pune, sot ju shkoni në shtëpitë tuaja këtu e kudo në Greqi dhe anembanë Evropës. Sot juve letrat ju vijnë në adresën që mban emrin e babait tuaj. Sot rreth e rrotull grekë apo çfarë do qofshin, këta këtu nuk iu shohin më nga lart poshtë dhe s’kanë më shans që t’ju përbuzin. Sepse nuk jeni të detyruar t’ju thonë mirë mëngjes edhe kur iu thonë plaç. Kjo e juaja është historia e rivendosjes së emrit Shqipëri dhe shqiptarë aty ku e meriton, historia e vendosjes së reciprocitetit të respektit të ndërsjellë dhe detyrimit për të na respektuar ku i respektojmë në marrëdhëniet mes fqinjëve dhe çdo shteti tjetër.”



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
“Investoni në Shqipëri”, Rama-emigrantëve në Kretë: Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit

"Investoni në Shqipëri", Rama-emigrantëve në Kretë: Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit

“Beteja” për epitetin buf, Rama i përgjigjet Berishës nga Kreta: Jam i mençur dhe i bukur si Athinaja thotë…

"Beteja" për epitetin buf, Rama i përgjigjet Berishës nga Kreta: Jam i mençur dhe i bukur si Athinaja thotë...

Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar në Itali

Me kallashnikov dhe eksploziv, banditët grabisin miliona euro nga 2 forgona të blinduar në Itali
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com