Aktualitet

Rama: Qytetarët hapin dritaret dhe hedhin plehra, domosdoshmëri gjobat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 20/11/21 |
Opi Nion

Në një takim me kryetarët e Bashkive dhe prefektët ku është diskutuar për pastrimin e territorit në zona bregdetare, kryeministri Edi Rama paralajmëroi për gjoba për qytetarët hedhin plehra.

Sipas kryeministrit plehrat në rrugët kombëtare janë përgjegjësi e qytetarëve, pasi i hedhin nga dritarja e makinës. Rama shtoi se duhet një qasje më agresive në lidhje me ndotjen e mjedisit.

 “Atyre që në vend ta fillojnë nga vetja, sesa shumë e kanë ndotur duke hedhur plehrat e fillojnë me formulën vini gjoba, ose s’ka kosha, plehrat në rrugët kombëtare nuk kanë lidhje me koshat, sepse nuk ka kosha në rrugë kombëtare në asnjë vend. Plehrat në rrugët kombëtare janë akte papërgjegjshëria të mijëra njerëzve që hapin dritaren e makinës dhe i hedhin.

Na duhet një qasje më agresive në këtë fushë. Pastrimi do të jetë i pari. Aspekti tjetër ka të bëj me mbështetjen që do t’u japim ne bashkive.

Të adresojmë edhe atë që qytetarët e kërkojnë me ngulm, gjobat. Në fund të ditës kjo nuk funksionon në rast se Policia e Shtetit nuk përfshin krimin mjedisor si pjesë të punës së përditshme,” tha Rama./Opinion.al

Pas