Jorida Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike ka publikuar të enjten një video, në të cilën shihet një përmbledhje e qëndrimeve dhe këndvështrimit të Kryeministrit Rama për investimet në rrugë, përgjatë viteve apo në kohën kur ende nuk ishte në pushtet.
“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite! Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Tabaku.
Ndërkohë në video, gjatë intervistave të tij, Rama i kishte cilësuar rrugët si investime për vendet e botës së tretë, apo si investime të ndërmarrjeve komunale.
Kjo video e PD vjen në një periudhë, kur vetë kryeministri Rama, pavarësisht këtyre qëndrimeve për investimet në rrugë, promovon çdo ditë akset në të cilat është duke u punuar në vend./Opinion.al