Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi, krahas të cilave shkruan se punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë, të cilët i kishin harruar lopatat e fshesat pasi merreshin me pprotesta e bllokime rrugësh, i janë rikthyer punës.
Sipas kreut të qeverisë prej disa ditësh vijon heqja e kodrave me plehra.
“Rikthehen në punën e braktisur prej shumë kohe edhe punonjësit e pastrimit të Bashkisë Lezhë, të cilët i kishin harruar lopatat e fshesat dhe u vajti viti nëpër autobuzë, ik e eja, sa në Tiranë për protesta e sa nëpër kthesa rrugësh e rrethrrotullime për bllokime – prej disa ditësh e netësh, po vazhdon heqja e kodrave me plehra e shtëllungave me ferra nga të katër anët?” shkruan Rama.