Aktualitet

Rama: Punimet në rrugën e Arbrit me ritmin e breshkës për shkak të gjeologjisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:45 - 29/10/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë po zhvillon një bashkëbisedim me operatorët turistikë në Dibër.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se këtë vit Dibra është vizituar nga 26 mijë turistë, shifër që sipas tij, deri pak vite më parë ishte e paimagjinueshme.

Po ashtu, kreu i qeverisë u ndal dhe tek Rruga e Arbrit, për të cilën tha se punimet po ecin me ritmin e breshkës për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizit.

“26 mijë turistë në Dibër, e paimagjinueshme deri pak vite më parë , kush do vinte në Dibër nga rruga e llahtarshme, tani është rruga e Arbrit tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike, për arsye gjeologjike, prandaj kompania ecën me ritmin e breshkës, 1 metër në ditë. Me buxhetin e vitit të ardhëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që e sjell makinë me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë, po ecim me rrugën e Lurës dhe lidhëse të Bulqizës me Librazhdin, kemi një problematik shpronësimesh që kërkon kohë dhe para, dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira se po na ha shumë mbrojtja e energjisë elektrike”, tha Rama./Opinion.al

Pas