Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama e ka bërë si një lloj “rituali” publikimin e projekteve që do të ndërtohen në zona të ndryshme të Shqipërisë.
Ditën e sotme, përmes një postimi në “Facebook”, Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të nisë rindërtimi i Rrugës së Thethit, e cila gjatë dimrit bllokohet, për shkak të reshjeve dhe kushteve jo të mira.
Në postimin e tij, kryeministri shton se ky projekt do jetë një transformim në funksion të zhvillimit të integruar të Qarkut Shkodër.
Postimi i Ramës
AVEN E ARDHSHME… nis rindërtimi i Rrugës së Thethit, një transformim i shumëpritur nga banorët e zonës së magjishme turistike dhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës?
#ShqipëriaqëDuam☀️??./ Opinion.al E.Xh.