By pass-i i Gjirokastrës do të përfundojë në fund të këtij viti. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ku ka publikuar edhe pamje nga punimet.
Kreu i qeverisë shkruan se ky projekt do t’i japë frymëmarrje qendrës historiketë qytetit.
“ MIRËMËNGJES dhe me bajpasin e Gjirokastrës, që do të përfundojë në fund të këtij viti e do t’i japë frymëmarrje qendrës historike, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.