Kryesore

Rama publikon videon: Aeroporti do e kthejë Kukësin në një pol ekonomik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:02 - 22/10/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke postuar në “Facebook” një video nga kantieri i aeroportit të Kukësit.

Edhe pse kanë kaluar vite nga premtimi për ndërtimin e këtij aeroporti, Rama thotë se puna për ndërtimin e tij vijon intensivisht.

Sipas kryeministrit, aeroporti i Kukësit do të jetë sipas standardeve të Bashkimit Europian që do e kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes.

Postimi

Mirëmëngjes dhe me kantierin e Aeroportit të Kukësit, ku falë punës që vazhdon intensivisht po merr formë terminali i ri i pasagjerëve, po bëhet zgjatja e zgjerimi i pistës dhe po realizohet sipas standardeve të Bashkimit Europian një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore, ju uroj një ditë të mbarë./ Opinion.al

Pas