Kryesore

Rama publikon video nga COVID 2, reagon Basha: Shëndetësia në kolaps


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 12/11/20 |
Al Do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë, duke iu kundërpërgjigjur kështu akuzave të kryeministrit, i cili pak me herët publikoi pamje nga sanatoriumi, duke i konsideruar të pavërteta akuzat e opozitës.

Basha ka publikuar në Twitter dëshminë e një qytetareje që kishte kaluar COVID-19 me familjen e saj dhe shkruan se: “Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë. Nëse infektohesh me #COVID, nuk të testojnë se s’ka tamponë. Kur të sëmurët rëndohen, nuk të mjekojnë sepse s’ka ilaçe. Nëse nuk ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik”.

Më herët kryeministri Rama vijoi përgjigjen ndaj akuzave të  opozitës duke publikuar pamje nga spitali COVID 2, ku shprehet se realiteti brenda spitaleve nuk është ai që thotë opozita.

“Dhe duan s’duan lehaqeniet e çakërdisura të opozitarizmit vulgar, agresiv, gënjeshtar, realiteti brenda spitaleve Covid është pa pikë dyshimi ai që keni parë këtu, e duke ju ftuar të shihni Pjesën e Tretë të EKSKLUZIVES, nga spitali Covid 2, në Sanatoriumin e Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë “, shkroi Rama./ Opinion.al

Pas