Aktualitet

Rama publikon shifrat, sa qytetarë janë vaksinuar në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:30 - 22/06/21 |
Opi Nion

900 mijë vaksinime janë kryer që nga nisja e fushatës së vaksinimit në Shqipëri.

Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Më herët kreu i qeverisë ka deklaruar se objektivi është kryerja e 1 milion vaksinimeve brenda muajit qershor.

Javët e fundit në vendin tonë numri i viktimave dhe i rasteve të reja është ulur ndjeshëm. Sot ministria e Shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e fundit nuk janë shënuar viktima, teksa janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus./Opinion.al

Pas