Aktualitet

Rama publikon pamjet: Si do të duket “mushkëria” e re e Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 03/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga qyteti i Durrësit, ku po punohet për Ekoparkun e qytetit.

Përmes një videoje, teksa sjell në vëmendje se si ka qenë më parë ky vend, që përdorej si vend grumbullim i mbetjeve në Durrës, Rama thekson se ky është kantieri i mushkërisë së re të këtij qyteti.

“MIRËMËNGJES dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shëmbëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos së publikuar./Opinion.al

Pas