Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga kantieri i punës në tunelin e Llogarasë, ku po vijon puna për finalizimin e tij.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se po vijon puna për përfundimin e tunelit të Llogarasë.
Tuneli i Llogarasë, që të çon drejt plazheve të Jugut të Shqipërisë, do të shkurtojë kohën e udhëtimit.
Kjo vepër infrastrukturore pritet të hapet në fund të muajit Qershor.
“MIRËMËNGJES
dhe me tunelin e Llogarasë ku puna vijon për përfundimin e tubit kryesor, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama.