Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni, ku shkruan “Ecim pa të shtunë e pa të diel”.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.