Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale video nga Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës.
Krahas videos kreu i qeverisë shkruan se me investimet e reja janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale.
“Mirëmëngjes dhe me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, ku janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Postimi i kryeministrit Rama vjen në një kohë kur opozita ka shtuar sulmet ndaj qeverisë për munges investimesh në sistemin e shëndetësisë, sillë si pasojë mungesë të ilaçeve, të pjasijeve teknologjike dhe deri te largimi i mjekëve nga Shqipëria.