Aktualitet

Rama publikon logon e samitit të 6 Dhjetorit: Ngjarje historike për ne



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:42 - 01/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale logon e samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Tiranë më 6 Dhjetor.

Sikurse duket në pamjen e publikuar nga kreu i qeverisë, detajet e logos janë të veçanta. Ajo që bie në sy janë motivet tradicionale shqiptare dhe po ashtu ngjyrat e zgjedhura, ngjyrat e flamurit kombëtar si dhe ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian

Rama krahas fotos shkruan se kjo është një ngjarje historike për ne.

“MIRËMËNGJES

dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama.

Në samitin që do të mbahet javën e ardhshme pritet që në kryeqytet të mbërrijnë 45 delegacione të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Pas