Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër zyrtare Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku e fton Shqipërinë të bëhet Shtet Anëtar Themelues në Bordin e ri të Paqes, një nismë ndërkombëtare që synon forcimin e paqes në Lindjen e Mesme dhe zgjidhjen e konflikteve globale.
Lajmi është bërë publik nga vetë Kryeministri Rama, i cili shprehet se e ndan me “nder dhe kënaqësi” letrën e marrë nga Presidenti amerikan, duke falënderuar për besimin e dhënë dhe duke u zotuar se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
















