Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, pamje të një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”.
Sipas kreut të qeverisë, kjo vepër është vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe është realizuar nga artisti Sadik Spahija.
“MIRËMËNGJES
dhe me një prej veprave të para të programit të ri të Ministrisë së Kulturës, “Art në hapësirat publike”, e vendosur në Malësinë e Madhe, në aksin kombëtar që lidhet me pikën kufitare të Hanit të Hotit, realizuar nga artisti Sadik Spahija, ju uroj një të diel të mbarë”-shkruan Rama./Opinion.al