Kryesore

Rama publikon fotot: Asnjë punonjës i opozitës nuk është pushuar nga puna


               Publikuar në : 17:05 - 17/08/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet që po zhvillohen në bashkitë e Vau të Dejës, Përmet, Mat dhe Selenicë

Krahas fotove, Rama shkruan se kryetrarët e bashkive të dalë nga 30 qershori vijojnë punën për të zhvilluar qytetet ku janë zgjedhur.

Po ashtu Rama shprehet se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, asnjë punonjës bashkie i opozitës nuk është larguar, përveçse atyre që kanë dhënë dorëheqje.

68326291_10156916791331523_350349183938461696_n 68398683_10156916792436523_3653241028120412160_n 68404129_10156916791581523_2053172853443919872_n 68458089_10156916791346523_4102151104387612672_n 68588771_10156916791646523_2259509889866924032_n 68695327_10156916791676523_3945086946396602368_n 68860378_10156916791181523_6158120544181944320_n 68938010_10156916791451523_506933851780546560_n 68973842_10156916791191523_1497006955485462528_n 69037891_10156916791256523_4084824441811369984_n 69086446_10156916792446523_5453705814118236160_n 69458634_10156916791566523_2116445203547029504_n
<
>

Postimi i Ramës

Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë – Vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë, për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, po janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve👍

E meqë ra fjala, deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta (përveç ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike, që kanë ikur me dorëheqje) dhe do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës; në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për TE DREJTEN dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet, punën që ka./ Opinion.al E. Xh.

Pas