Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një foto ku së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama pozon në krah të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Fotoja është publikuar nga vetë Rama në Facebook, i cili shkruan: Foto e ditës!
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në New York ku po zhvillon takime me liderë të vendeve të ndryshme në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.