Kryeministri në kuadër të Global Positive Forum që organizohet në Paris ka marrë pjesë edhe në një mbrëmje miqësore në Pallatin Presidencial.
Në rrjtet sociale, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një foto me Presidentin e Francës, Macron.
Më herët Kreu i qeverisë në fjalën e tij në këtë forum kërkoi ndihmën e partnerëve europianë për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë, si një vend që përfaqëon kreativitetin dhe jo kriminalitetin, duke shprehur besimin se kjo është plotësisht e mundur.