Kryeministri Edi Rama këtë të dielë po e kalon me familjen në Vlorë. Këtë mëngjes ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të veçantë me djalin e vogël, Zaho.
Në foto, kreu i qeverisë shfaqet teksa e ka kapur përdore Zahon, duke i treguar lapidarin për dëshmorët e fshatit Vuno.
Kujtojmë se Zaho në mitingun e fundit elektoral të PS, mori mikrofonin dhe tha: “Unë e dua Vlorën”, kështu që kryeministri Rama ka zgjedhur t’ia tregojë gjithë këtë zonë të Shqipërisë./Opinion.al