Fushata e Edi Ramës këtë vit, është bazuar edhe në përdorimin e imazhit të personave të njohur të skenës. Më parë kanë qenë dy futbollistët e Kombëtares Armando Sadiku dhe Elsaid Hysaj, të cilët u panë në teksa bënin thirrje të votohej për Ramën e ndërsa tani Rama ka zgjedhur një personazh publik të njohur edhe në Itali. Bëhet fjalë për balerinën Ambeta Toromani, e cila me anë të një fotografie ka ftuar ndjekësit e saj të votojnë nr 2. Rama e ka postuar këtë foto, por është përballur me komente të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët sigurisht kanë marrë edhe përgjigje. Disa prej komenteve më pikante ne i kemi renditur më poshtë: