Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar disa pamje të një zone turistike në Vermosh.
Rama shprehet se projekti i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade.
Kryeministri tregon se e gjithë puna është bërë nga e katër djem punëtorë të zonës, dy sipërmarrës dhe dy emigrantë të kthyer nga jashtë.
Po ashtu, ai thekson se ky është shembull “edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelat, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike.”
Postimi
MIRËMËNGJES dhe me këto pamje që s’janë as në Zvicër as në Austri, po në Vermoshin ku nisma jonë zhvillimore e projekti tanimë i përfunduar i Qendrës Turistike të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka nxitur investime e plane private që do ta kthejnë këtë mrekulli të natyrës së Malësisë së Madhe në një destinacion europian gjatë kësaj dekade, ju uroj një fundjavë të bukur.
*** mësova se këtë perlë e kanë bërë duart e katër djemve punëtorë të zonës, dy sipërmarrës të talentuar e dy emigrantë të kthyer nga jashtë, të cilët mezi po pres t’i takoj e t’u përulem me admirim e respekt për shijen, cilësinë dhe shembullin fantastik të kësaj pune të mrekullueshme që është edhe një pasqyrë kuptimplotë për dembelat, qaramanët e kukuvajkat e Shqipërisë së klubeve politike, mediatike e internetike./ Opinion.al