Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër ministrat e rinj të Qeverisë “Rama”

2017/03/13 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Katër ministrat e rinj të Qeverisë “Rama”

“Fatmir Xhafa do të jetë ministri i ri i Brendshëm, Olta Xhaçka ministre e Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirlliu ministre e Shëndetësisë, Eduart Shalsi i Pushtetit Vendor”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediat nga selia e PS, pasi përfundoi mbledhja e Kryesisë.

Në këto 13 javë që kanë mbetur deri në zgjedhjet e përgjithshme, dikasteri më i rëndësishëm në vend, ai i Ministrisë së Brendshme do të drejtohet nga Fatmir Xhafa. Ai është një nga njerëzit më të vjetër në PS dhe që ka drejtuar këto 3 vite e gjysëm Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Po kështu Xhafa ka drejtuar edhe komisionin e përkohshëm të Reformës në Drejtësi.

Pra me largimin e Tahirit, Rama ka vendosur sërish një person politik në drejtimin e kësaj ministrie që ka edhe rolin kryesor në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve pas KQZ-së.

Po kështu një dikaster tjetër i rëndësishëm është ai i Shëndetësisë. Rama aty ka dërguar Ogerta Manastirlliun që deri më tani ka qenë drejtoreshë e qendrës më të madhe spitalore në vend. Manastirlliu nuk është njeri shumë politik, ajo ka shërbyer si nëpunëse në Bashkinë e Tiranës së drejtuar nga Rama dhe është emëruar në QSUT dhe nga sot do të jetë Ministre.

Së treti, Olta Xhaçka, deputetja e PS-së do të jetë ministre e Mirëqenies Sociale që së fundmi drejtohej nga Blendi Klosi dhe më herët është drejtuar nga Veliaj. Edhe Xhaçka është një emërim politik.

Së katërti,  Eduard Shalsi do të drejtojë ministrinë më me pak peshë të kësaj qeverie, atë të Pushtetit Vendor. Roli i këtij dikasteri ka qenë reforma territoriale që u krye nga Çuçi. Eduard Shalsi do të drejtojë këtë ministri pa portofol në 13 javët e fundit të qeverisë Rama. Shalsi është deputet i PS, edhe ky si Manastirlliu vjen nga administrata e Bashkisë së Tiranës në kohën kur drejtohej nga Rama. Muajt e fundit, Shalsi u vendos në qendër të akuzave pasi ishte iniciator i ligjit për importin e mbetjeve. Ligj që mbeti në sirtarët e qeverisë.

Kryeministri lëvizi 4 ministra pak para zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit me argumentin se ministrat që ishin (Tahiri, Beqaj, Klosi dhe Çuçi) i duheshin për të drejtuar fushatën elektorale.

Siç shihet, ministrat e rinj (me përjashtim të Xhafës) kanë një profil të ulët publik dhe politik.

/Opinion.al

Etiketa: manastirlliuministrat e rinjshalsixhackaxhafa

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas
Kryesore

Rrëshqitje në rrugë, prej orësh i bllokuar aksi Librazhd- Përrenjas

1 Shkurt, 2026 2:41 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Para
Foto/ As tatuazhi i murgut tajlandez nuk e shpëtoi dot martesën e Jolie-Pitt

Foto/ As tatuazhi i murgut tajlandez nuk e shpëtoi dot martesën e Jolie-Pitt

Profil artisti – Renuar Locaj

Profil artisti - Renuar Locaj

Foto/ Të panjohurat e Miss Albania ‘91, Valbona Selimllari as nuk ishte regjistruar

Foto/ Të panjohurat e Miss Albania ‘91, Valbona Selimllari as nuk ishte regjistruar

TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com