Kryesore

Rama: Pse zgjodha Ilir Metën si President, do bëja të njëjtën gjë


               Publikuar në : 12:54 - 13/06/19 |
geliano fataj

“Unë jo, asnjëherë! Jo e jo! Unë kurrë nuk do të dorëzohem”. Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar se ai kurrë nuk do të pranojë negociata për datën e zgjedhjeve. Nga Kuvendi ai ka treguar dhepse e ka votuar Ilir Metën për president të Republikës së Shqipërisë.

“Po, unë e kam votuar Ilir metën si president. Shumë kush me ka kritikuar, në rrjetin tim social vazhdimisht me zhdëpin për zgjedhjen e tij. Jo pak më kanë mallkuar, sa shfaqet Ilir me ndonjë nga paudhësitë e tij më përvishen. Po të kthehesha mbrapa do bëja prapë të njëjtën gjë. Nuk mund të zgjidhej pa votat tona, por nuk mund të zgjidhnim një president pa votat e tij”, tha Rama.

Sipas tij me vendimin e fundit, presidenti ka kaluar përtej çdo imagjinate, ndaj Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë.

Vendimin e Metës, Rama e quajti një plan politik për të marrë peng jetën politike në vend, me synimin për të mos lejuar që Shqipëria të integrohet në Bashkimin Evropian. Gjatë fjalës në Kuvend, shefi i mazhorancës tha se pas këtij plani politik fshihet Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa Monika Kryemadhi e LSI-së, dhe kryedemokrati Lulzim Basha, janë vetëm instrument që shfrytëzohen prej tyre për të arritur qëllimin: minimin e rrugës së negociatave për BE.

“Pse Meta e bëri këtë ndërhyrje antikushtetuese. Nuk është kërcënim vetëm për Republikën Parlamentare por për logjikën njerëzore. E bëri pikërisht atë ditë kur SHBA dënuan dhunën duke treguar me gisht Bashën dhe Kryemadhin si përgjegjës. Meta dhe Berisha mendojnë se mund të më largojnë nga detyra me molotovët e Lulit dhe filaxhanin e Monikës. Këta janë instrumente në duart e tyre. Dy ustallarët e rrëmujës dhe intrigave e kanë qitjen më të largët. Unë jam shënjestra që dukem, koka që i duhet turmës për ta sjellë në bulevard. Preja është Shqipëria. 4 aventurierë që duan të ndalin shtet-bërjen. Doni të dini si do të ishte Shqipëria e tyre, shikoni ata. Doni që Shqipëria t’i ngjajë atyre të katërtëve?”.

Kryeministri tha se një tjetër arsye, është se Meta ka frikë nga reforma në drejtësi.

“E keqja e këtyre zgjedhjeve vjen nga ata. Akti i Ilir Metës është prova e lepurit që fle në frikë jo vetëm nga zgjedhjet por edhe nga drejtësia. Zgjedhjet pa ata janë e keqja më e vogël ndërsa shtyrja do ishte një e keqe e madhe me efekt të zgjatur mbi vendin. Kjo nuk është e papritur, madje kjo është seria e dytë e filmit që ka filluar dy vite më parë”./ Opinion.al

Pas