Aktualitet

Rama: Protestë në Vlorë për muzikën? Aty ka ndotje akustike të tmerrshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:31 - 19/07/21 |
Opi Nion

Kryeministri, Edi Rama, ka reaguar pas protestës të zhvilluar ditën e djeshme nga pronarët e lokaleve në zonën e “Lungomares”, në Vlorë, për lejimin e muzikës pas orës 22:00.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se sikurse është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23:00 në çdo zonë turistike të banuar. Më tej ai thekson se kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetësohen pushuesit.

“Protestë në Lungomare për muzikën? 1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherëp.

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit.

3.Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas