Aktualitet

Rama: Projektin e Portit të Thatë në Strugë do e marrë përsipër qeveria shqiptare



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 14/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për mediat të mbajtur ditën e sotme në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski foli për projektet e diskutuara në mbledhjen e sotme të dy qeverive.

Rama tha ndër të tjera se Projektin paraprak të Portit të Thatë në Strugë do e marrë përsipër qeveria shqiptare në kuadër të marrëveshjes që ka me kompaninë holandeze, e cila ka projektuar portin e ri komercial me zonën ushtarake të Durrësit si dhe portin e Thatë të Prishtinës.

Sipas Ramës, kështu krijohet një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së ndërveprimit në rajon.

“Kemi finalizuar 21 akte të dakordësuara në një proces ndërveprimi intensiv si pjesë tanimë organike e punës së qeverive tona që janë ndërveprim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën, por njëkohësisht kemi dakordësuar edhe 3 nisma, të propozuara nga zv/kryeministri i parë, Artan Grubi që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me ndërtimin e infrastrukturës së Korridorit të 8, ndërtimin e një porti të thatë në Strugë dhe hapjen e vendkalimit të ri kufitar, Strugë-Pogradec. Të treja këto me një rëndësi strategjike, të diskutuara më parë. Nga ana tjetër kemi rënë dakord sa i takon projektit paraprak të portit të thatë të Strugës ta marrë përsipër qeveria shqiptare, në kuadër të marrëveshjes që ka kompaninë e mirënjohur holandeze, e cila projektuar portin e ri komercial dhe të kombinuar me zonën ushtarake të Durrësit si dhe portin e thatë të Prishtinës. Kështu besoj ne krijojmë një infrastrukturë komplekse në funksion të rritjes së volumit të ndërveprimit mes shteteve tona, që ka qenë dhe qëllimi parësor dhe mbetet dhe qëllim parësor i nismës së Ballkanit të Hapur, por po ashtu dhe i Procesit të Berlinit”-tha Rama.

Pas