Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Turqi nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan. Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto me Erdogan, krahas së cilës shkruan “miq”.
Më herët kryeministri shkruajti në “Facebook” se vizita në Turqi do të zhvillohet në kuadër të vijimit të projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji dhe transport.
Rama mungoi në Asamblenë e PS, e cila u mblodh ditën e sotme, e cila u drejtua nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Taulan Balla./ Opinion.al