Pak para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama në Sarandë, mbështetësit e Partisë Demokratike kanë dalë në protestë duke tentuar të pengojnë takimin e elektoral.
Ata kanë mbajtur në dorë pankarta ku bëjnë thirrje për largimin e qeverisë.
Të pranishëm në protestë janë edhe disa ish-deputetë të PD. Marshimi i tyre ka qenë paqësor dhe nuk janë shënuar incidente.
Ditën e sotme Rama zhvilloi takime elektorale në jug të vendit, ku dhe prezantoi kandidatët e PS për zgjedhjet lokale më 30 qershor.
Gjatë takimeve me qytetarët, Rama u shpreh se shumë shpejt do të nis ndërtimi i aeroportit të Sarandës.
Po ashtu, kryeministri paralajmëroi se të gjithë ata persona të cilët do të krijojnë përplasje gjatë procesit të zgjedhjeve nuk do të punësohen më kurrë në administratë./ Opinion.al E.Xh.