Kryeministri Edi Rama është pritur me lule nga të rinjtë e Vlorës, gjatë takimit që zhvilloi me socialistët në qytetin bregdetar.
Me batutë Rama u tha se kjo nuk ishte ditëlindja e tij apo e Partisë Socialiste. Duke mos qenë asnjëra prej këtyre ditëve, kryeministri tha se trëndafilat do të ishin vite plus për qeverisjen e PS edhe nëse në krye nuk do të ishte ai vetë.
“Tani unë e kam ditëlindjen në katër korrik kështu që këto për ditëlindjen time nuk janë. PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë jetë plus të gjitha vitet e tjera që PS do vazhdojë të qeverisë. Të jeni të bindur që kjo është e mundur, kuptohet jo me mua deri atëherë por rëndësi ka me Partinë Socialiste. Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend siç investohet PS”- u shpreh Rama pas dhuratës që i bënë të rinjtë.