Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Poloni. Mesditën e sotme ai u prit përmes një ceremonie zyrtare nga homologia e tij polake Beata Szydlo. Pas kësaj ceremonie Kryeministri Rama dhe Kryeministrja Szydlo zhvilluan një takim mes tyre dhe delegacioneve që i shoqërojnë. Në vijim të vizitës së tij në Poloni Kryeministri Rama do të marrë pjesë në forumin ekonomik që do të zhvillohet në kryeqytetin polak.