Aktualitet

Rama: Prioritet i mandatit të 3, thyerja e trendit negativ të largimeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 25/08/21 |
Opi Nion

Kryeministri Rama në fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë të qeverisjes theksoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe.

Kreu i qeverisë theksoi se kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe duhet të jetë prioritet i prioriteteve të Shqipërisë së 2030-ës.

“Është fare e qartë se qoftë zhvillimi dhe qoftë arritjet as nuk i kanë ulur dhe as i ulin kërkesat e ankesat e njerëzve, të cilët kudo qofshin do të kërkojnë më shumë pasi mundësitë janë reale. Në e kemi provuar këtë prandaj do vazhdojmë ta provojmë këtë pavarësisht se kërkesat apo ankesat nuk do të mbarojnë, por do të rriten. Ndërkohë që kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe duhet të jetë prioritet i prioriteteve i Shqipërisë së 2030”, u shpreh Rama./Opinion.al

Pas