TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka të pakta shfaqjet në publik me të birin, ndaj vihet re se sa shumë është rritur Zaho, tani 1 vjeç e gjysëm që ecën vetë. Kjo foto është shkrepur në hyrje të pazarit të Korçës, ku Rama shëtit me bashkëshorten Linda dhe djalin e vogël. Ai ka qenë dje dhe sot në Korçë dhe Pogradec për aktiteteve partiake, dhe me sa duket ka shfrytëzuar këtë fundjavë për të dalë edhe me familjen në qytetet e bukura të juglindjes së vendit.