Aktualitet

Rama prezanton e-Transport: E ardhmja digjitale e transportit ndërqytetës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 03/05/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën digjitale e-Transport, për transportin rrugor ndërqytetës.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se kjo është e e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës.

Më tej ai sqaron se kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri.

“Mirmëngjes. Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit

APLIKACIONI FALAS për: 520 linja, 242 operatorë, 2,282 mjete”, shkruan Rama./Opinion.al

Pas