Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer dhe delegacioni i tij është pritur në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri, Edi Rama.
Pak më parë kryeministri Starmer është pritur në një takim nga Presidenti Bajram Begaj.
Kujtojmë se Starmer është kryeministri i parë i Britanisë së Madhe që viziton Shqipërinë.
Kryeministri britanik ka ardhur ditën e sotme në Shqipëri në kuadër të Samitit Politik Evropian që do të mbahet nesër, së bashku me liderët evropianë.