Kryeministri Rama e ka cilësuar si jo të vërtetë, mundësinë e përgjimit të Presidentit të Republikes. “Mua më duket shumë e rëndë që Presidenti flet sikur është një opozitar që është në arrest policie dhe pret që te vijë dita kur të triumfojë revolucioni, që të tregojë se sa dhe kush e ka regjistruar. Presidenti ka në varësi Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe për tre minuta e zbardh çështjen. Kujt ia thotë? Ti thotë ty? Për sa më takon mua, kjo nuk është e vërtetë”.