Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama premton rritje pagash për mësuesit:Jo më heqje nga puna, siç fryn era

2020/09/07 at 11:52 AM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rindërtimi/ Rama: Nis dhënia e granteve në Tiranë, do shemben banesat…

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Rama, premton rritje pagash për mësuesit dhe vendosjen e një sistemi merite me shpërblime finanicare për më të dalluarit.


Mes të tjerash, Rama tha se dihet që me hapjen e shkollave do të rritet numri i infektimeve nga koronavirusi, por sipas tij, ky ishte një vendim i ekspertëve, pasi mbyllja e shkollave do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët.

Gjatë takimit me mësuesit, kreu i qeverisë u shpreh se qeveria po mendon hartimin e një sistemi të ri të vlerësimit të tyre. Ai shtoi se  se me punësimet përmes portalit dhe me shkollën e drejtorave, “po mbyllim një plagë shumë të madhe, atë të politizimit ekstrem të kuadrit të mësimdhënies”.

“Jemi në gjendje të ofrojmë një rrugë alternative mësimi për të gjithë nxënësit, sidomos në kushtet e sotme, kur procesi arsimor është i sfiduar nga domosdoshmëria për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe familjeve. Ne e dimë se me hapjen e shkollave rritet në mënyrë të konsiderueshme mundësia e transmetimit dhe është një sfidë më vete. Por duke vlerësuar nga ekspertët këtë vendim dhe duke parë vendet e tjera, e pamë që mbyllja e shkollave ishte një lajm i keq dhe do të shkaktonte një kosto psikologjike për fëmijët, me pasoja që ne nuk jemi në gjendje t’i llogarisim deri në fund.

“RTSH shkolla” ka një vlerë të madhe, jo thjesht për shkak të kësaj situate, që nuk e dimë kur do të mbarojë, por për dy aspekte të tjera: mundësia që i jepet çdo nxënësi kudo në Shqipëri që të bëjë një verifikim të dyfishtë të mësimit që ka marrë, si dhe të plotësojë bindjen e vet për lëndë të caktuara, pasi mësimi do të jepet nga mësues të kalibrit të lartë.

Me këtë kanal ne do të lehtësojmë shumë barrën e familjeve dhe fëmijëve në zona të thella, ku është trashëguar sistemi i klasave kolektive. Vetë sistemi do të fillojë të adaptohet, duke ndarë mësimin e lëndëve të caktuara në televizion dhe aktivitete të tjera në shkollë. Me këtë kanal iu ofrojmë të gjithëve cilësinë më të lartë të mësimdhënies në Shqipëri.

Tani jemi të detyruar t’iu mësojmë fëmijëve krejt të kundërtën e asaj që iu kemi mësuar deri më tani, që jepi dorën shokut, tako shokun, etj., dhe tani janë pikërisht këto që s’duhen bërë, por pa iu ngritur zërin. Nga ana tjetër do të ketë ngarkesë të shtuar edhe në klasa për mësuesit. Që të mos humbasësh durimin në këtë proces, do të thotë që të jesh edhe shumë më tepër prind, madje prind shumë i veçantë, se dhe prindi e humb durimin.

Është një sfidë e madhe psikologjike edhe për mësuesit vetë, sepse ky nuk është eksperiment një-javor, por një mënyrë e re të jetuari në hapësirën e shkollës. Mësuesit duhet të jenë të superduruar, që mos të shkelin ata vetë rregullat, sepse janë në sy të të gjithëve dhe shembulli negativ imitohet në sekondë”, deklaroi kryeministri Rama./Opinion.al

Etiketa: ramarrogesfide


Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
Aktualitet

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

13 Dhjetor, 2025 10:14 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Para
“Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave të pista”

"Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave të pista"

Dhunë ndaj bashkëshortes të pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 50-vjeçarit

Dhunë ndaj bashkëshortes të pajisur me urdhër mbrojtje, pranga 50-vjeçarit

Brexit, Johnson: Marrëveshja me BE-në brenda 15 tetorit

Brexit, Johnson: Marrëveshja me BE-në brenda 15 tetorit
















TE FUNDIT

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
13 Dhjetor, 2025

Kreu i PD Sali Berisha në mbedhjen e kryesisë, pasi ka bërë të ditur mbajtjen e protestës së parë kombëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com