Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama preket dhe i bie tavolinës me grusht nga dashuria për socialistët

2019/06/30 at 9:57 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama preket dhe i bie tavolinës me grusht nga dashuria për socialistët

Në një fjalim solemn duke paralajmëruar një epokë të re për Shqipërinë, kryeministri Rama falenderoi mbështetësit e tij me  lot në sy e duke i rënë me grusht tavolinës. Këtë të fundit e bëri duke thënë “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për të theksuar edhe më fort vendosmërinë për të vazhduar përpara me 61 bashki të fituara.

“Ju dua shumë fare” i tha ai simpatizantëve të cilët e shoqëruan me duartrokitje dhe ovacione gjithë kohës. Ai u tregua falenderues ndaj gjithë atyre që e kishin ndihmuar gjatë kësaj situate politike duke veçuar bashkëshorten, Gregun dhe Rean.

“Për socialistët për progresistët dhe për simpatizantët e çdo moshe e bindjeje. Që nga ata që s’më lanë kurrë të ndjehem vetëm në përpjekjen time kokëfortë, me mesazhe të panumërta inkurajimi, në zyrën time në Whatsapp. Tek ata që erdhën të më dëgjonin në pikun e vapës gjatë maratonës drejt 30 qershorit. E deri tek ata që sot e mbytën përfundimisht me thonjtë e ngjyrosur në qendrat e votimit fantazmën e dhunës dhe pengmarrës politike të këtij populli, nuk gjej dot fjalë për të përcjellë atë që ndjej. E di se ska se si të mjaftoj po skam se si t’ju a them ndryshe: Ju dua shumë fare.

Kjo është shprehja më e bukur për mua, të cilën, ma thotë Zaho dhe për të cilën unë vdes fare. Faleminderit të gjithëve në mënyrë të posaçme Lindës që mban ditë natë malin e halleve të mija, Gregut, Reas dhe të paepurës Aneta Rama, që sot ishte një nga qindra mijërat thonjtë tuaj të mrekullueshëm. Rroftë Shqipëria, rroftë Shqiptaria, rroftë Partia Socialiste e Shqipërisë” tha Rama.

Por fjalimi i kryeministrit nuk ishte vetëm falenderues. Ai ripërsëriti edhe njëherë atë që tha për rreth një muaj gjatë fushatës. Asnjë grua që punon aktualisht në bashkitë e drejtuara nga opozita nuk do të largohet nga puna ndërsa burrave i merret parasysh aktiviteti në protestat e opozitës.

“Kush kaloi vijën e kuqe të ligjit gjatë revolucionit imagjinar  do ndëshkohet. Kush ka zbritur në bulevard si turist paqësor nuk do të preket për të vazhduar punën në ndërmarrjet bashkiake. Asnjë grua nuk do të largohet nga puna në asnjë nga bashkitë e djathta të mandatit që skadoi sot. Asnjë revansh i natyrës politike me administratën nuk tolerohet” tha ndër të tjera Rama. /Opinion.al

Etiketa: lotepartia socialisterama

Ju sugjerojmë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Para
Nga ora në orë KQZ rrit pjesëmarrjen në votime

Nga ora në orë KQZ rrit pjesëmarrjen në votime

Zgjedhjet/ Sa qytetarë votuan sot sipas PD

Zgjedhjet/ Sa qytetarë votuan sot sipas PD

Erion Veliaj shpall fitoren në Tiranë me rekord votash

Erion Veliaj shpall fitoren në Tiranë me rekord votash

TE FUNDIT

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
6 Qershor, 2025

Në vijim të planit të masave për “Shqipëri–Serbi”, policia e shtetit bën njoftimin për mbarëvajtjen e ndeshjes. Konkretisht, rruga nga...

Lexo më shumë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Ka zgjatur rreth dy orë arratia e Shpëtim Osmës, autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com