Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: PPP-të nuk i kuptojnë, na çojnë përpara. Berisha: Vjedhin të sëmurët

2020/02/21 at 12:28 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: PPP-të nuk i kuptojnë, na çojnë përpara. Berisha: Vjedhin të sëmurët

Kryeministri Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në një konferencë të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Forumi Ekonomik Botëror (WEF- Davos) për përshpejtimin e konkurrencës dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor.

Ndër të tjera në fjalën e tij Rama vlerësoi rolin e PPP-ve të cilat sipas tij na mbështesin fuqishëm duke na çuar përpara për iniciativa.

“Unë e di që nëse do të thoja PPP unë menjëherë do të kem shumë njerëz që do fillojnë të bëjnë zhurmë, për hir të luftërave ose analizave, që do të bëhen dhe asnjëherë nuk kanë treguar vullnet për të kuptuar sesa e rëndësishme është që t’i kemi PPP si pjesë e përpjekjes tonë të përgjithshme. PPP janë ato që do të na mbështesin fuqishëm të gjithë ne, në identifikimin dhe duke na shtyrë më tej përpara për iniciativa, të cilat do të krijojnë kushte të reja dhe iniciativa të reja për start up-e”, tha Rama.

Por pothuajse në të njëjtën kohë me kryeministrin ka qenë duke mbajtur fjalën e tij ish-kryeministri Berisha në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi” të organizuar nga PD në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer”. Berisha u ndal gjithashtu tek Partneritetet Publik Privat, konkretisht tek ata në shëndetësi.

“Ndër të gjitha personazhet e letërsisë botërore, njëri është më i veçanti dhe ky është ‘Rreshteri  Tenardie’, personazh tek “Të mjerët” e Viktor Hygoit, i cili vidhte të plagosurit dhe të vdekurit në fushë betejë. E vërteta është se sot skenat e fushë betejës përsëriten nga dyshja Edvin Kristaq Hajduti dhe ndrikulla e tij që drejton shëndetësinë. Të pangopur këta vjedhin si lukuni, cdo ditë medikamentet e vaksina jetike për shëndetin e qytetarëve. Këta shpikën check up-et e koncesionet, duke vjedhur të sëmurët shqiptarë. Jo më larg se dje, po deklaronte në një nga sallat se nuk kemi mungesë mjekësh, ky cinik injorant, nuk kupton se sot në mjek për frymë Shqipëria është më keq së në kohën e Enver Hoxhës. Numri i mjekëve për frymë është një nga treguesit themelorë të një sistemi shëndetësor, por atij ia kanë mbyll sytë koncesionet. Shqipëria po shkon në një mjek për 1200 banorë.”, tha Berisha.

Një nga PPP-të më të përfolura në mjekësi është ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Për atë ka një kallëzim penal në SPAK ku akuzohen disa zyrtarë përfshi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për shpërdorim detyre dhe fondesh. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
Aktualitet

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

6 Qershor, 2025 10:08 am
Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
Aktualitet

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

6 Qershor, 2025 10:06 am
Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
Aktualitet

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

6 Qershor, 2025 9:56 am
Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
Bota

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

6 Qershor, 2025 9:51 am
Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet
Rajoni

Presidentja e Kosovës uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet dhe solidaritet

6 Qershor, 2025 9:42 am
“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe
Bota

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

6 Qershor, 2025 9:06 am
Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit
Bota

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

6 Qershor, 2025 8:53 am
58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n
Aktualitet

58,5 mijë individë deklaruan të ardhurat për herë të parë në 2024-n

6 Qershor, 2025 8:35 am
Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!
Aktualitet

Kryeministri Rama uron të gjithë besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin!

6 Qershor, 2025 8:29 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Presidenti Begaj uron besimtarët për Kurban Bajramin: Qofshi në mbrojtjen e Zotit!

6 Qershor, 2025 8:25 am
Para
Përplasja e re Presidencë-Qeveri, skenarët e mundshëm që priten

Opinion/ Çfarë do të bëjë Ilir Meta këto ditë?

Aksion ‘blic’ i policisë në 8 qarqe,Veliu: Janë vënë në pranga 115 persona

Aksion 'blic' i policisë në 8 qarqe,Veliu: Janë vënë në pranga 115 persona

Presidenca i përgjigjet Ballës: Lum Shqipëria për Tao Taon

Presidenca i përgjigjet Ballës: Lum Shqipëria për Tao Taon

TE FUNDIT

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!

Veliaj urim për Kurban Bajramin: Të duhemi më shumë, urrehemi më pak!
6 Qershor, 2025

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj...

Lexo më shumë

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C

Fundjavë përvëluese, me temperatura 36-37°C
6 Qershor, 2025

Vala e të nxehtit afrikan ka prekur vendin këtë fillim qershori dhe pritet që e shtuna dhe e diela të...

Lexo më shumë

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit

Përdorën dronë për kontrollet nga ajri/Parcela me kanabis në Fier,pranga 24 vjeçarit
6 Qershor, 2025

Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori. “Në vijim të operacionit kombëtar...

Lexo më shumë

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA

Merz për DW: Bashkëpunim i ngushtë Gjermani-SHBA
6 Qershor, 2025

Gjatë takimit të tij të parë me presidentin amerikan Donald Trump, Kancelari gjerman Friedrich Merz u mundua ta bindi Trumpin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com