Pas mitingut përmbyllës në Dibër për zgjedhjet që do të mbahen të dielën për Kryebashkiakun e ri, Kryemnistri Rama ka postuar në facebook një foto me stafin e një prej restoranteve të Peshkopisë.
Mbi foto Rama shkruante: “Tek “Zerja” në Dibër me Ervinin, Edisonin, Aldon Feritin, Flavion pas supertakimit që mbylli fushatën e Muharrem Ramës”.
Por komentuesit kanë qënë të vëmendshëm për një detaj në foto, moshën fare të re të djemve që shërbejnë si staf në këtë restorant.
Sic duket ne foto, mes tyre ndodhet edhe një djalë i vogël që ka veshur bluzen e stafit.
Komentuesve u bën çudi fakti nëse nëse kreu i qeverisë është interesuar për faktin se a e kanë mbushur moshën për të punuar të rinjtë?