Teksa dimri ka mbërritur në vendin tonë dhe shumë zona janë mbuluar nga dëbora, pamje mahnitëse vijnë nga Valbona.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, duke promovuar kështu turizmin malor në vendin tonë.
Por ajo që tërheq vëmendjen është se këtë video kreu i qeverisë e ka shoqëruar me këngën e këngëtares së njohur shqiptare Fifit.
“MIRËMËNGJES dhe me Valbonën magjike, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Edi Rama, krahas videos së publikuar.
Kënga u shkrua nga këngëtarja Filloreta Raçi gjatë kohës së qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania./Opinion.al
View this post on Instagram