Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri, Edi Rama, ka publikuar pamje nga qyteti i Lezhës.
Sipas kreut të qeverisë ky qytet ka pësuar ndryshime dhe po vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën dhe profilin e saj turistik.
“Mirmëngjes
dhe me këto pamje të ndryshimit të Lezhës që vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama./Opinion.al