Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga sheshi në Derviçan të Dropullit.
Teksa risjell në vëmendje se punimet janë drejt përfundimit, Rama thotë se kjo qendër do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit.
“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkruan Rama.